Dorëzim zyrtar i kërkesave te Bordi dhe KryeshefjaFormal submission of demands to the Board and CEO
Të nderuar anëtarë dhe kolegë të Postës,
Shoqata Sindikale Posta ju njofton se sot kemi dorëzuar zyrtarisht te Bordi dhe Kryeshefja:
- Kërkesën për kompensim me pagë shtesë.
- Kërkesën për fillimin e menjëhershëm të negociimit për Kontratën Kolektive.
Këto kërkesa nuk janë vetëm kërkesa sindikale, ato janë të drejta të garantuara me ligj dhe rrjedhin nga kontributi, puna dhe përkushtimi juaj i përditshëm. Çdo punë shtesë duhet të paguhet. Çdo institucion publik ka obligim ligjor të hyjë në negociim për Kontratë Kolektive me përfaqësuesit legjitim të punëtorëve.
Ne presim reagim dhe veprime konkrete nga Bordi dhe Menaxhmenti brenda një afati sa më të shkurtër.
Në rast se nuk ka reflektim institucional dhe nuk ndërmerren hapa konkretë, ju njoftojmë se jemi në koordinim me Inspektoratin e Punës dhe do të përdorim të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për mbrojtjen e të drejtave tuaja.
Shoqata Sindikale Posta do të qëndrojë e palëkundur në mbrojtje të çdo punëtori.
Të drejtat nuk negociohen me heshtje, ato realizohen me veprim.
Së bashku, të bashkuar dhe të vendosur.
E juaja SHSP✅
Dear members and colleagues at the Post,
The Post Trade Union informs you that today we have officially submitted to the Board and the CEO:
- The request for compensation through additional pay.
- The request for the immediate start of negotiations on the Collective Agreement.
These demands are not only union demands — they are rights guaranteed by law and they stem from your contribution, work and daily commitment. Every additional task must be paid for. Every public institution has a legal obligation to enter into collective agreement negotiations with the legitimate representatives of workers.
We expect a response and concrete action from the Board and management within the shortest possible timeframe.
If there is no institutional response and no concrete steps are taken, we inform you that we are coordinating with the Labour Inspectorate and will use all legal means available to protect your rights.
The Post Trade Union will remain steadfast in defending every worker.
Rights are not negotiated in silence — they are achieved through action.
Together, united and determined.
Yours, SHSP✅